Kërkon para për vendimin gjyqësor, arrestohet përmbaruesi
04/05/2017 00:00
Mosekzekutimi i një vendimi gjyqësor i ka kushtuar lirinë përgjegjësit të zyrës përmbarimore në qytetin e Fierit.
Policia bën të ditur se në sajë të operacionit “Përmbaruesi” është vënë në pranga Pëllumb Isufaj, 47 vjeç në akuzën e “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Isufaj në abuzim me detyrën i ka kërkuar rryshfet shtetasit me iniciale G.M, me qëllim për të mos ekzekutuar një vendim gjyqësor.
Top Channel