Fier, kultivonte hashash në shtëpi; arrestohet kryefamiljari
04/05/2017 00:00
Në shtëpinë e një çifti në Fier u gjetën 64 fidanë hashash. Kryefamiljari 43-vjeçar, Ermal Hasani u arrestua ndërsa po procedohet penalisht në gjendje të lirë bashkëshortja e tij 36-vjeçare.
Fidanët u gjetën gjatë kontrollit të policisë në lagjen “Kryengritja e Fierit”.
Çifti Hasani akuzohet për kultivim të bimëve narkotike, ndërsa policia e Fierit bën me dije se do të vazhdojë kontrollet në të gjithë qarkun për të parandaluar kultimin e kanabis sativës.
Top Channel