Doganat, Italia ofron ndihmë për tarifën e integruar

04/05/2017 00:00

Doganat italiane do të asistojnë Shqipërinë për zhvillimin e sistemeve kombëtare të shkëbimit të informacionit me ato të Bashkimit Europian. BE po financon një projekt prej 1,8 milion euro për binjakëzimin mes dy doganave.

Më konkretisht synohet përgatitja e administratës doganore shqiptare mbi sistemin e menaxhimit të tarifës së integruar që përdoret nga Bashkimi Europian.

“Të lehtësojmë tregtinë, po dhe të japim siguri për operatorët ekonomikë, të japim qartësi për mënyrën se si punojmë. Dhe të jemi qoftë në atë që njihet si zona ekonomike rajonale, nëpërmjet CEFTA-s, qoftë me BE, sa më të parashikueshëm në aplikimin e legjislacionit dhe tarifave”, thotë Ervin Mete, zv.ministër i Financave.

Shqipëria synon t’i bashkohet sistemit të menaxhimit të tarifës së integruar të Bashkimit Europian kur të hyjë në BE. Trajnimi nga doganat italiane do të mundësojë harmonizimin e legjislacionit dhe procedurave tatimore për t’i njesuar ato me teknikat e përpunimit të të dhënave në mënyrë elektronike të BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA