Atentat në Tiranë, qëllohet me armë një person

04/05/2017 00:00

Një 26 vjeçar nga Tropoja i ka shpëtuar një atentati në Tiranë. Ngjarja u regjistrua në orën 18:20 në rrugën “Xhanfize Keko” ne kryeqytet.

Atentatorët ishin dy persona të cilët lëviznin me motoçikletë. Pasi kanë qenë pranë shënjestrës, pasagjeri i motoçikletës ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 26-vjeçarit duke e plagosur atë në këmbë.

Burimet policore bënë të ditura se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Oficerët e policisë kriminale që e morën në pyetje mendojnë se është një atentat për hakmarrje ndaj tij, për shkak se i riu nuk donte te tregonte fillimisht identitetin e tij.

Pas verifikimeve rezultoi se ai është Devis Rustemaj lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Top Channel