Vjehrri vret me levë nusen
03/05/2017 08:50
Një tragjedi ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Zhejë të Kurbinit. Nusja 41-vjeçare e familjes Tota është gjetur e vrarë me mjete të forta.
Vjehrri i viktimës, 75-vjeçari Noc Tota, dyshohet se e ka kryer vrasjen për motive të dobëta. Ai është larguar nga shtëpia para mbërritjes së policisë dhe më pas është kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Kurbinit.
Banorët, edhe pse nuk pranojnë të flasin, e përshkruajnë viktimën si një grua të urtë. Nëna e një vajze dhe një djali punonte në një fabrikë këpucësh dhe shihte punën e saj tregojnë fqinjët jashtë kamerave.
Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon veprimet për zbardhjen e motiveve.
Top Channel