Presidenca: Rama dhe Basha takohen sot, në orën 10:00

03/05/2017 00:00

Presidenca ka shpërndarë një njoftim për shtyp, për të dhënë detaje mbi takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Sipas saj, takimi midis Ramës dhe Bashës pritet të mbahet sot në orën 10:00.

Ky takim vjen pas thirrjes për dialog, të bërë sot nga presidenti në detyrë, Bujar Nishani. Thirrjes së Nishanit iu përgjigjën pozitivisht, si kryeministri Rama, ashtu edhe kreu i PD-së Basha.

Ky do të jetë takimi i parë i drejtëpërdrejtë, mes Ramës dhe Bashës, që prej fillimit të protestës së PD-së, më 18 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA