Përplasen dy makina në aksin Korçë-Ersekë

03/05/2017 00:00

Një aksident rrugor është verifikuar pasditen e kësaj të mërkure në rrugën nacionale Korçë-Ersekë, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Dvoran, ku një “Jeep” me targë “AA 774 OK” është përplasur me një “Volkswagen” me targë “AA 302 JV”.

Nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit të dytë, shtetasi me inicialet B.B, 29 vjeç nga Durrësi.

Forcat e policisë që kanë mbërritur në vendngjarje kanë bërë të mundur shoqërimin e tij në spitalin rajonal të Korçës, ku ai ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel