Patatja mbetet pa shitur 

03/05/2017 00:00

Fermerët e Divjakës nuk po i shesin dot patatet. Në tregun e shumicës në Lushnje, një kilogram patate nuk shitet më shumë se 40 lekë dhe ky çmim, sipas tyre, nuk mbulon koston e kultivimit.

“Gjithmonë, fshatari dhe konsumatori e pësojnë. Nuk marrim lekët tona që kemi hedhur. Për ne nuk ngel gjë, më shumë marrin tregtarët. Ne punëtorët jemi copë”, thonë fermerët.

Prodhimi, nga qindra hektarë tokë të mbjella me patate çdo vit në zonën e Divjakës, shkon edhe për eksport, por pjesa që mbetet në tregun vendas është më e vështirë për tu shitur.

Fermerët detyrohen më pas të groposin sasitë e mbetura stok dhe çdo vit rikthehen me të njëjtën kërkesë, që edhe në vend tu sigurohet shitja e patates.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA