KQZ shqyrton mandatin e Vladimir Kostës

03/05/2017 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Vladimir Kosta.

Organi i akuzës pretendon se deputeti ka fshehur një gjobë të vitit 2000 nga formulari i dekriminalizimit dhe për këtë duhet t’i hiqet mandati në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Por, KQZ-ja nuk e shqyrtoi në mbledhjen e radhës kërkesën e prokurorisë, pasi më herët kishte marrë një vendim për deputetin Kosta, me të cilin argumentoi se nuk kishte shkelje dhe si rrjedhojë atij nuk i hiqej mandati.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia referoi edhe një herë kërkesën prokurorisë, që, siç pretenduan disa anëtarë dhe kreu i këtij institucioni, nuk ka marrë parasysh vendimin e fundit për Vladimir Kostën.

Top Channel