Greqi, kapet një shqiptar me 75 kilogramë hashash
03/05/2017 00:00
Policia ka ndjekur dhe më pas ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar që transportonte hashash në rrugën që lidh Prevezën me Athinën, në Greqinë veriperëndimore.
I riu me origjinë nga Saranda, të cilit iu gjetën në makinë 75 kg kanabis, nuk i kishte ndaluar patrullës së policisë në rrugë.
Mjetin e marrë me qira, ai e kishte mbushur me 70 pako hashash.
Pas verifikimit të identitetit të tij, që nuk bëhet i ditur për efekt hetimi, policia greke zbuloi se 30-vjeçari ishte shpallur në kërkim më herët për trafik narkotikësh.
Gjykata e Igumenicës vendosi masë sigurie me burg deri në përfundim të hetimeve.
Top Channel