Vlorë, plagosi bashkëfshatarin, arrestohet autori

02/05/2017 00:00

Policia e Vlorës ka arrestuar në orët e fundit shtetasin Dhimitër Çelaj, i dyshuar për plagosjen me armë të ftohta të një personi.

Mbrëmjen e djeshme, Çelaj plagosi me thikë bashkëfshatarin e tij, me inicialet D.M, për motive të dobëta.

Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit, ndërkohë që i plagosur ndodhet ende në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Top Channel