Nuk ka më dyshime, Kendall dhe Asap janë bashkë
02/05/2017 00:00
Modelja 21-vjeçare Kendall Jenner më në fund konfirmon lidhjen e saj romantike me reperin A$ap Rocky.
Dyshja u shfaq çift në “Met Gala”, ku nuk u shkëputën asnjë moment nga njëri-tjetri. Ata kanë thuajse një vit që shoqërohen, por kurrë nuk e kanë pranuar lidhjen e tyre publikisht.
Mbrëmjen e kaluar Kendall Jenner ka shpërthyer në postime në Snapchat, pjesë e të cilave ishte edhe i dashuri i saj. Së fundmi ata janë shfaqur bashkë duke shijuar edhe festivalin e ‘Coachella’ ku janë dendur me pije alkoolike.
Top Channel