Ndryshimi i kodit, Doganat fushatë ndërgjegjësimi për bizneset

02/05/2017 00:00

Drejtoria e Doganave do të zhvillojë gjatë muajit maj, një fushatë ndërgjegjësimi dhe informimi me bizneset në lidhje me kodin e ri doganor.

Mirela Meka, nëndrejtoreshë e përgjithshme e Doganave, gjatë një takimi me përfaqësues të Konfindustrias dhe biznesmenë italianë në vendin tonë, theksoi nevojën për njohjen e bizneseve me ndryshimet që i janë bërë kodit doganor.

Ndërhyrjet në këtë kod u bënë ne vitin 2014 nga qeveria e majtë dhe kishin si qëllim thjeshtimin e procedurave për autoritetet dhe bizneset, por nga këto të fundit ka ende vështirësi në përshtatje.

Me ndryshimet në kodin doganor u soll edhe risia e Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar, që eleminojnë nevojën e paraqitjes së bizneseve në zyrat e doganës për veprime të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA