Guvernatori Sejko: Zgjatja e krizës politike do të sjellë pasoja

02/05/2017 00:00

Të dhëna për ndikimin e krizës politike në ekonomi ende nuk ka, por sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, nëse ajo do të zgjasë do të ketë pasoja për ekonominë e vendit.

“Natyrisht, nëse do ketë zgjatje të tensionit do të ketë një rishikim ekonomik në rënie”, tha Sejko.

Po ku do të reflektoheshin efektet e krizës politike?

“Në parim, nëse ka zgjatje të tensionit politik do të ketë ndikim në nivelin e investimeve, besimin e konsumatorit dhe për investimet e huaja”, tha Sejko.

Gjithsesi, guvernatori i Bankës Qendrore u shpreh optimist për kapërcimin e situatës.

“Unë kam besim që gjërat do kthehen në drejtimin e duhur”, theksoi Sejko.

Sejko prezantoi në Komisionin e Ekonomisë raportin e vitit 2016. Sipas BSH, vitin që shkoi ka pasur konsolidim fiskal, ekonomia ka ecur mirë dhe ka pasur ulje të borxhit publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA