Veliaj: Shumë shpejt do kemi qytetin që duam

01/05/2017 00:00

Bashkia e Tiranës i kushton vëmendje të veçantë dhe mirëmbajtjes së rrugëve, krahas ndërhyrjeve për ndërtimin e rrugëve të reja.

I sapokthyer nga SHBA, kryetari i bashkisë Erion Veliaj poston në rrjetet sociale foto të punonjësve të ndërmarrjeve që gjatë fundjavës kanë punuar në rrugët e amortizuara.

“Fundjavë dhe natë, por përsëri nuk ndal puna në Tiranë! Falë përkushtimit të kolegëve tanë, shumë shpejt do të kemi qytetin që duam”, shkruan në profilin e tij në Facebook, kryebashkiaku Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA