Në privat punohet më shumë, deri në 48 orë në javë

01/05/2017 00:00

Mesatarisht personat që marrin një pagë në Shqipëri, punojnë 42,9 orë pune në jave, raporton Instituti i Statistikave.

Zyrtarisht java e punes sipas ligjeve në fuqi është 40 orëshe por ajo mund të shkoje deri në 48 orë në disa raste dhe kushte specifike, kundrejt kompesimeve në pagë ose me pushim.

Sektori i prodhimit është ai ku punohet më shume, 45.8 orë në javë, i pasuar nga shërbimet në tregti, hoteleri, transport me 44.8 orë. Në sektorin e industrisë nxjerrëse dhe energjetikë, java mesatare e punës është 42.8 orë, kurse në ndërtim punohet 42.7 orë në javë. Në fushën e bujqësisë punohet 40 orë në javë, kurse në administrimin publik dhe shërbimet sociale, niveli zbret poshtë javës mesatare zyrtare duke shkuar me 39.8 orë pune në javë.

Në total meshkujt punojnë mbi 1 orë e gjysmë në javë më shumë se femrat. Sipas Instat në 2016 paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në Shqipëri është 45.845 lekë. Kjo pagë mbulon të gjithë sektorët e ekonomisë dhe është llogaritur me të dhënat e listë-pagesave të deklaruara nga ndërmarrjet ekonomike pranë tatimeve. Hendeku gjinor në paga është 6 % në favor të meshkujve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA