Pas një maratone katër mujore, edicioni i pestë jubilar i Albanian ICT Awards u finalizua në mbrëmjen gala të shumëpritur të së premtes, ku u bë shpallja e fituesve të garës.

“Në gjashtë vite ekzistencë Albanian ICT Awards është shndërruar në një platformë transformimi për sektorin e teknologjisë në Shqipëri”, thotë  Mirlinda Karçanaj, kryetare e jurisë.

Me mbështjetjen e vazhdueshme të Fondacionit Mediatik “Dritan Hoxha”, Digitalb dhe një sërë sponsorash të tjerë, edicioni i këtij viti solli shpërblime, çmime dhe mirënjohje për tetë kategori.

“Unë besoj se nëse ka një shans për vendin tonë për të kapur një kohë të humbur, ky shans është nxitja e inovacionit dhe zhvillimi i teknologjisë më shpejt se kombet dhe popujt e tjerë. Albanian ICT Awards në pesë vite ekzistencë ka ditur të shkruajë histori suksesi dhe inovacioni në teknologji”, u shpreh zv.kryeministri Niko Peleshi.

“Fondacioni Dritan Hoxha, që mban merin e një prej inovatorëve dhe sipërmarrësve më të suksesshëm shqiptarë, mbetet një ndër partnerët besnikë të kësaj nisme mbarëkombëtare”, tha Vjollca Dako, drejtore ekzekutive e Fondacionit “Dritan Hoxha”.

Çmimet e këtij viti në tetë kategori ishin:

ICT Innovacioni i Vitit: Labinot dhe Mimoza Bytyqi (Hello)
ICT Akademiku i Vitit: Prof. Dr. Lule Ahmedi
ICT Mobiliteti i Vitit: Albi Zhulali (Softmogul)
ICT Diploma e Vitit: Albana Roçi (Iris Recognition)
ICT Ylli në Ngritje i Vitit:Loran Pllana, Raesa Nikshiqi dhe Penda Smajlaj
Femra në ICT: Blerta Thaçi (Girls Coding Kosova)
ICT Shërbimi Publik i Vitit:Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme me “51 Shërbimet ZRPP” dhe Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Mjekësore me projektin “Barnatari”
ICT Siguria Kibernetike: Drinor Selmanaj, Rio Sherri

Këto u zgjodhën mes106 aplikime të kualifikuara mbërritën pranë organizatorëve të garës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Kosova Lindore dhe Diaspora.

Top Channel