Veliaj rikthehet në Miçigan, folës nderi në ceremoninë e diplomimit
28/04/2017 00:00
Erion Veliaj rikthehet në universitetin ku ka studiuar në SHBA, por këtë herë si folës nderi në ceremominë e diplomimit të tre mijë studentëve.
Këtë fundjavë ai do të jetë në universitetin “Grand Valley State University” në Miçigan, ku do të ndajë eksperiencën e tij në Shqipëri, si dhe modelin e transformimit të Tiranës gjatë dy viteve në drejtimin e bashkisë.
Gjithashtu, kryetari Veliaj do te zhvillojë edhe një takim me homologen e tij, kryebashkiaken e qytetit Grand Rapids, Rosalynn Bliss.
Top Channel