Ukraina kërkon fruta, biznesi: Mes dy vendeve duhet tregti e lirë

28/04/2017 00:00

Një grup biznesesh nga Ukraina e cila përfaqëson një treg prej rreth 45 milionë banorësh, po eksplorojnë mundësitë e të bërit biznes në Shqipëri. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Ukrainës thotë se vendi i tij dhe Shqipëria kanë burime komplementare dhe sheh potencial në industrinë ushqimore dhe turizëm.

“Në këndvështrimin tim niveli i import eksportit që sipas statistikave ukrainase është rreth 29 milionë dollarë, është I vogël. Kemi mundësi për ta 5 deri në 10 fishuar. Ukraina është një vend i interesuar për të importuar fruta, një vend që importon shumë vaj ulliri, por jemi shumë të interesuar edhe në turizëm sepse sic edhe ju e dini, Krimea është e pushtuar dhe po kërkojmë destinacione të reja e për ukrainasit Shqipëria mund të jetë një nga destinacionet më  interesante për të pushuar”, tha Gennadly Chyzhykov/ President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Ukrainë.

Megjithatë mes dy vendeve nuk ka ende një marrëveshje të lirë që do të eleminonte barrierat tarifore në doganë. 

 “Shumë produkte nga Ukraina vijnë në tregjet tuaja jo në mënyrë direkte por nga vende të tjera që dmth këto produkte që ju blini kanë cmim më të lartë sec duhet të kenë, prandaj po mendojmë si të krijojmë mundësi më të mira biznesi dhe kjo për ne është firmosja e marrëveshjes së tregtisë së lirë mes dy vendeve para së gjithash, dhe për këtë sot morëm mbështetjen edhe të palës shqiptare edhe të asaj ukrainase”, thotë Gennadly Chyzhykov/ President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Ukrainë.

Volumi i shkëmbimeve tregtare sipas Instat në vitin e fundit ishte rreth 3.8 miliardë lekë, ndërsa eksportet pësuan rritje me rreth 20 %. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA