Elbasan, IKMT nis prishjen e ndërtimeve brenda rrethit të spitalit

28/04/2017 00:00

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur ditën e sotme prishjen e ndërtimeve brenda rrethit të qendrës spitalore në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se IKMT do të prishë rreth 18 biznese brenda rrethit të qendrës spitalore, pas urdhrit të dhënë nga kryeministri.

Sipas pronarëve prishja e bizneseve është në mënyrë selektive, ndërsa një prej tyre kërcënon se do të vrasë veten nëse do ti prishet biznesi.

Top Channel