“Baywatch-ët” e bregdetit shqiptar
28/04/2017 00:00
Nga “Baywatch”-i i Pamela Andersonit në serialin amerikan, mos u habisni nëse vajza të tilla gjeni edhe në bregdetin shqiptar.
Edhe pse përpjekje u bënë dhe vitin e shkuar, mund të themi që siguria e pushuesve në bregdetin shqiptar vazhdon të ketë pikëpyetje të mëdha.
Në këtë kuadër, është krijuar Federata shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe shpëtimit në ujë”.
Në bazë të VKM 369, dt 18.05.2016 si dhe udhëzimit të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik Turizmit dhe Sipërmarrjes në mars të 2017-ës, drejtuar Njësive Vendore: “Asnjë subjekt publik ose jopublik i cili ka në përdorim një stacion Plazhi nuk do të liçensohet në rast se nuk plotëson kushtet ligjore “për sigurinë në plazhe”.
Top Channel