Amonica përplas PS me LSI. Albpetrol heq koncesionin, reagon AKBN

28/04/2017 00:00

Rishtetëzimi i vendburimit të naftës në Amonicë ka përplasur dy institucionet shtetërore që mbikëqyrin dhe administrojnë kontratat koncesionare të naftës, Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Albpetrolin.

Vendburimi i Amonicës shfrytëzohej nga kompania “Phoenix Petroleum” përmes një konçesioni të dhënë nga qeveria e kaluar pak muaj para zgjedhjeve të vitit 2013.

Por muajin e kaluar, pas disa parlajmërimeve, Albpetrol e prishi marrëveshjen konçesionare me motivacionin se kompania nuk kishte respektuar detyrimet kontraktuale, duke akumuluar një borxh të madh ndaj shtetit.

Por ky veprim është kundërshtuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Nartyrore. Përmes një shkrese të datës 12 prill, drejtori i AKBN-së, Viktor Tushaj, i LSI, vëren se Albpetrol, i cili drejtohet nga një socialist, ka tejkaluar kompetencat ligjore duke rishtetëzuar vendburimin dhe sipas saj kjo mund të ketë pasoja për shtetin.

Por përmes një deklarate zyrtare Albpetrol sqaron se vendimi i saj për të rishtetëzuar vendburimin është tërësisht ligjor dhe është certifikuar edhe nga Ministria e Energjisë.

Kjo e fundit, përmes një shkrese zyrtare i është drejtuar AKBN-së se ajo nuk ka asnjë kompetence të gjykojë vendimet e Albpetrol.

Pas shtetëzimit të vendburimeve, Albpetrol ka bërë dhe kallëzim në prokuri për kompaninë “Phoenix Petroleum”, e cila sipas saj, përmes mashtrimit dhe faturave të falsifikuara ka përfituar 1.3 milion dollarë në kurriz të shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA