Veliaj: Investime në çdo lagje

27/04/2017 00:00

Bashkia i banimit pranë ambasadës amerikane është një nga 50 projektet e rikualifikimit urban për të cilën tashmë ka nisur puna.

Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi fillimin e punimeve në këtë zonë mjaft të populluar, ku prej vitesh nuk kishte pasur ndërhyrje.

“Kjo zonë njihet si zona e Ambasadës Amerikane dhe në fakt, nga Amerika na ndan një mur. Në anën tjetër murit ka civilizim, gjelbërim, ndërsa në këtë anë baltovinë, sepse këtu s’kishte vënë dorë njeri prej 35 vitesh edhe pse jetojnë 5 mijë banorë, shumë afër qendrës së Tiranës. Deri më sot këtu kishte kanalizime të hapura dhe rrjete të ujësjellësit plasnin duke mbushur lagjen. Do të kemi edhe 150 vende parkimi, që qytetarët të sistemojnë makinat e tyre, fushën e tyre të futbollit, këndet e lojërave, hapësirat e gjelbra, ku jo vetëm fëmijët, por edhe të moshuarit dhe e gjithë zona, të ketë cilësinë e investimeve me të cilën Bashkia e Tiranës ka punuar edhe në komunitete të tjera”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj tha se punimet për rehabilitimin e këtij blloku banimi do të përfundojnë brenda një kohe të shkurtër.

“Pas ndërhyrjeve të ndërmarrjeve të Bashkisë, do të ndërhyjë Ujësjellësi, për t’u siguruar që kur blloku të jetë kompletuar, të ketë përfunduar gjithçka dhe jo të bëjmë njëherë asfalt e pastaj ta hapim për punimet ujësjellësit. Me pak durim do të bëjmë kanalizimet, ujësjellësin, ndriçimin, këndin e lojërave, parkingjet, trotuaret, që në fund fare, të kemi një cilësi jetese më të mirë për qytetarët”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA