Më shumë para’ bashkive. Veliaj: Koha për ligj për Tiranën

27/04/2017 00:00

Erjon Veliaj, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës së Bashkive, deklaroi më herët se decentralizimi i kompetencave drejt bashkive nuk është proporcional me atë financiar. Veliaj kërkoi rritjen e të ardhurave nga taksa e qarkullimit për llogari të pushtetit vendor nga 18% që është aktualisht, në 25 %.

“Ankesa jonë ka qenë taksa e automjeteve, që nuk ndryshon, por kur ndahet taksa, pjesa e luanit i shkon qeverisë qendrore, makinat rrinë në qytete, nuk parkohen në autostradë, pra, bashkitë duhet të shqetësohen për parkimin, për pastrimin e rrugëve… Domethënë që bashkitë nuk kanë sot një përqindje ideale, por gjithsesi 25% nga këto të ardhura që i shkojnë direkt bashkive, ku këto të ardhura janë të regjistruara, është mundësi më e mirë që të ketë politika parkimi, mjedisore”, tha Veliaj.

Një tjetër ndryshim është zgjerimi i diferencës mbi taksën e pronës nga periferia në qendër, të shkojë nga 10% në 30%.

“Si mund të jetë taksa njësoj në bllok dhe vetëm me 10% diferencë në Zall-Bastar, Zall-Herr apo Krrabë me tolerancë 30% mund të bëjmë vërtetë politika sociale”, deklaroi Veliaj, i cili u ndal edhe tek Tirana, kur tha se është koha për një ligj të veçantë për kryeqytetin.

“Një pjesë e mirë ndotjeje, më vjen keq ta them, por vjen nga njërëz që vijnë çdo ditë në Tiranë. Duhet të pastrojmë më shpesh sesa do të pastronim po të ishin vetëm rezidentët. Kjo është arsyeja pse është koha për një ligj të veçantë, jo për bashkinë, po për statusin e kryeqytetit”, deklaroi Veliaj.
 
Kontributi i kryeqytetit në të ardhurat totale është 40%, por merr mbrapsht 10%, çka, sipas Veliajt, e rendit Tiranën në përfituesen më të ulët për banor. 

“Do të synonte që një faturë e shërbimeve që jep të shkonte për të dhe pjesa tjetër e grantit të ndahet për qytetet e tjera, jo të marrim 40% mbrapsht, por as kështu nuk është e papërballueshme”, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA