BERZH konsulencë për sipërmarrjen

27/04/2017 00:00

Bashkimi Europian po financon rreth 2 milionë euro për të ndihmuar sipërmarrjet e vogla dhe të mesme të rrisin produktivitetin dhe mundësinë për eksport. Projekti synon krijimin e një rrjeti konsulentësh për sipërmarrjen, përmes Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Janë gati 75 kompani që kanë përfituar nga kjo asistencë teknike, 50 përqind e tyre e kanë dyfishuar eksportin dhe xhiro e këtyre 75 kompanive ishte rritur me 28 përqind”, thotë ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi.
 
“Bashkimi Europian është parë më aktiv vitin e fundit në sektorin e sundimit të ligjit, sepse është një reformë shumë shumë e rëndësishme, jemi aktiv edhe në qeverisjen e mirë, por jemi po aq të përfshirë në cështjet që lidhen me rritjen. Nëse doni rritje duhet qeverisje e mirë dhe sistem i mirë drejtësise, por nëse doni qeverisje të mirë është e rëndësishme të ketë rritje, e sic tha ministrja kjo varet nga sipërmarrjet e vogla dhe të mesme”, deklaroi Yngve Engstroem, kreu i bashkëpunimit i BE-së.

Kreu i BERZH-it, Mateo Colangeli shprehu gatishmërinë e bankës për të financuar në sektorin privat.   

“Megjithëse Berzh u krijua për të ndihmuar kalimin në ekonomi tregu për vendet ish-komuniste, në Shqipëri 80 përqind e portofolit të kredive shkon për Qeverinë. Janë projekte të rëndësishme, mos më keqkuproni, por 20 përqind për sektorin privat është shumë pak. Jemi të angazhuar ta ndryshojmë raportin. Sfidat janë informaliteti dhe mungesa e konkurueshmërisë dhe roli i konsulentëve këtu është shumë i madh”, shprehet kreu i BERZH, Mateo Colangeli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA