Derbi i Manchesterit ka përfunduar në barazim pa gola, dhe ka lënë sërish të hapur garën për një vend në Champions League, në sezonin e ardhshëm.
Ndonse ka dominuar takimin, ekipi i Guardiolës nuk ka arritur të gjejë golin që do t’i jepte tre pikëshin dhe do të konsolidonte pozitat e tij në vendin e katërt.
Nga ana tjetër, ekipi i Mourinhos, pavarsisht mungesave, ka ditur të përballojë presionin e kundërshtarëve dhe të marrë një pikë të vyer në këtë përballje direkte.
Djajtë e kuq e përfunduan ndeshjen me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të marrë nga belgu Fellaini, për një përplasje me sulmuesin e City-t Aguero.
Kur kanë mbetur edhe pesë javë nga fundi, City dhe United mbajnë vendin e katërt dhe të pestë, me një pikë diferencë mes tyre.
Top Channel