
Interneti sot është shumë më tepër se një rrjet apo platformë, duke ofruar mundësi të pafundme për këdo.
Por në kohërat kur po jetojmë, janë të nevojshme ligje që mishërojnë fuqinë e internetit. Mënyra se si shumë europianë jetojnë jetën e tyre në internet është teknikisht e paligjshme.
Një krijues aplikacionesh, i cili gjen mënyra të reja për të zhvilluar përmbajtjen ekzistuese, mund të jetë duke shkelur ligjin për të drejtën e autorit, po kështu mund të jetë duke bërë edhe një mësues, i cili përdor artikuj, apo lajme në një klasë, apo një DJ, i cili luan këngët më të njohura, njëherazi duke shkelur të drejtën e autorit.
Janë të shumtë ata që mendojnë se është koha për të rregulluar ligjet mbi të drejtën e autorit në botë.
Thirrjet e ekspertëve për këtë çështje bëhen më të forta çdo datë 26 prill, që shënon Ditën Botërore të pronësisë intelektuale.
Tre filmat më të piratuar gjatë 2016-ës
1. Deadpool
2. Batman v Superman: Dawn of Justice
3. Captain America: Civil War
Tre shtetet me piraterinë më të madhe muzikore
1. Rusia
2. Shtetet e Bashkuara të Amerikës
3. Kina
Muzika më e piratuar në të gjitha kohërat
1. Drake – Nothing Was The Same
2. Maroon 5 – Payphone
3. Jay-Z – Magna Carta… Holy Grail
Top Channel