Gjirokastër, sekuestrohen 90 kg kanabis; një i ndaluar

26/04/2017 09:30

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 90 kg kanabis sativa, një arkë me fishekë dhe ka ndaluar një shtetas, ndërkohë që ka shpallur në kërkim një tjetër.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankensat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka marrë një informacion nga një burim anonim se në lagjen “Pllakë” të Gjirokastrës, në banesën e shtetasit me iniciale H.X., i cili prej dy muajsh jetonte familjarisht në shtetin grek, kishte lëndë narkotike.

Banesa e këtij shtetasi mirëmbahej nga një i afërmi i tij. Në bazë të këtij informacioni u krye kontroll në këtë banesë. Si rezultat i operacionit rezultoi se në një nga ambientet e shtëpisë u gjet e ambalazhuar në 17 thasë një sasi prej 90 kilogramë kanabis dhe një arkë me fishekë.

U bë ndalimi i shtetasit Hajri Dervishi, 59 vjeç, banues në lagjen “Puntore”, Gjirokastër. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit: H.X. (pronari i shtëpisë).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA