Stampime 3D që ndihmojnë kirurgun
25/04/2017 00:00
Në ndihmë të kirurgut për të përgatitur operacionin me modele 3D të zonave anatomike ku duhet të bëhet ndërhyrja. Ky është objektivi i M3dics, një startup i dy italianëve, Andrea Andolfi dhe Leandro Basso.
“Synojmë të dërgojmë pajisjet e shtypura dhe të certifikuara në të gjithë botën në 48-72 orë, ndërkohë që konkurrentëve tanë u duhen 20 apo 30 ditë”, thotë për Ansa, Andrea Andolfi.
Ai thotë se kanë studiuar e stampuar 70-80 raste në dy spitale të Torinos, me mjaft hapa përpara, dhe koha e ndërhyrjes është reduktuar me 40%
M3dics kërkon të krijojë laboratorë nëpër spitale, të drejtuar nga vetë inxhinierët.
Top Channel