Pagat online, vihet në funksion sistemi i kontrollit

25/04/2017 00:00

Për 96 mijë punonjësit e administratës publike, kalkulimi i pagës do të bëhet përmes një formati të unifikuar që do të kontrollohet nga Departamenti i Administratës Publike dhe Ministria e Financave.

Sistemi synon të përmirësojë planifikimin e zërit të shpenzimeve që shkojnë për paga në buxhetin e shtetit.

“Synimi është t’i lihet sa më pak hapësirë ndërhyrjes njerëzore dhe gabimit njerëzor duke kaluar në një mjedis me sa më pak letër dhe sa më pak kontakt, veçanërisht në ato administrata ku kontakti me njerëz mund të kthehet edhe në problematik”, ka deklaruar Ervin Mete, zv.ministër i Financave.

“Është sistemi që do të mbajë gjurmën e një punonjësi që nga momenti që ai ka hyrë deri në fund të karrierës së tij. Pra është garancia më e mirë që kjo karrierë do të bazohet në të dhëna faktuale, jo mbi vlerësimin e drejtorit të momentit që hyn sot dhe del nesër”, ka thënë ministrja e Inovacionit, Milena Harito.

Sistemi nis të implementohet në 10 institucionet e para, për t’u shtrirë brenda 2 vitesh në të gjitha hallkat e administratës publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA