Konçesioni i bakrit, Ligjet kundër zgjatjes së afatit

25/04/2017 00:00

Komisioni i ligjeve shprehu rezerva mbi zgjatjen e konçesionit dhënë kompanisë private “Nesco Metal” për shfrytëzimin e tre minierave më të mëdha të bakrit në vend deri në vitin 2046.

Kompania ka me konçesion edhe fabrikën e pasurimit të bakrit në Fushë Arrez dhe në Mjedë.

Sipas deputetëve, ligji shqiptar parashikon që konçesionet të mos i kalojnë 35 vite, ndërkohë që marrëvshja e re me shoqërinë turke e çon kohëzgjatjen në 42 vite.

Shtyrjet mund të bëhen vetëm kur kemi arsye të shkaqeve madhore, ose në raste mjaft specifike, thanë deputetët.

Raporti i komisionit të ligjeve mbi tejkalimin e afateve do t’i shkojë komisionit të ekonomisë, që do të vendosë përfundimisht mbi zgjatjen ose jo të konçesionit.

Industria e bakrit u dha me konçesion në vitin 2001. Afati fillestar ishte 30 vjet. Sipas marrëveshjes, kompania duhet të investonte 19 milionë dollarë, ndërkohë që Ministria e Energjisë thotë se investimet janë tejkaluar dhe kanë arritur në 55 milionë dollarë.

Kjo është një arsye, sipas ministrisë, për shtyrjen e afatit, si një masë për të nxitur më tej investimet në këtë sektor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA