Bllokimi i rrugëve, Rama viziton pacientin e ambulancës

25/04/2017 00:00

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruara nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka vizituar mbrëmjen e së hënës familjen e pacientit, ambulanca me të cilën ai udhëtonte, u bllokua për rreth 40 minuta për shkak të protestës së opozitës.

Ambulanca u kontrollua nga përfaqësues të Partisë Demorkatike nëse në të me të vërtetë kishte pacientë apo jo dhe vetëm më pas u la të kalonte.

“Pse duhet të rrij një orë në autostradë unë, kur ai ishte në gjendje skandaloze. Të më vdesë rrugëve? Ç’borxh u kam? Nuk bëhet kjo, e kam lënë në gjendje stresi lartë atë dhe jam në shok. Të më vdesë njeriu në rrugë? Pse?”, u shpreh gruaja e të sëmurit.

Për kreun e qeverise, kjo ngjarje nuk duhet të ndodhte, por ai shprehu gatishmërinë e të gjithë stafit të Spitalit Ushtarak për t’iu gjendur pranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA