Shkodër, nisin punimet për urën e vjetër të Bunës

24/04/2017 00:00

Ministrat Bushati dhe Kodheli moren pjesë këtë të hënë në ceremoninë e fillimit të punimeve për rikonstruksionin e Urës së Bunës.

Ky projekt është një investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si dhe me ndihmën e Forcave të Armatosura.

Ministrja Kodheli evidentoi qartë se kjo urë nuk është pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, por vjen si një korrespondencë që daton herët me Bashkinë Shkodër. “Dhe ne i jemi përgjigjur në kohë rekord nevojave të qytetarëve për rikonstruksionin e saj”, tha Kodheli.

Ashtu si në rastet e tjera, FA ndërtojnë urat strategjike të tipit “Beily” dhe këto punime do të zgjasin 1 muaj. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati theksoi nga ana e tij se ky investim po bëhet si nevojë dhe kujdes ndaj Shkodrës.

“Por ne sot po prezantojmë fazën e parë të punimeve, pasi së shpejti do të vijojmë me preznatimin e vizionit tonë për bregun e liqenit të Shkodrës, si një zonë me potencial të lartë për turizmin e zonës. Urat janë simbol i bashkimit të njerëzve dhe urojmë që kjo urë të shërbejë edhe si një mundësi për bashkëpunim në të ardhmen me Bashkinë Shkodër”, tha Bushati.

Gjatë kohës që në Shkodër zhvillohej ceremonia për përurimin e punimeve të Urës së Bunës, punonjësit e bashkisë ishin të pranishëm në Tiranë në bllokimin e rrugëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA