Protestojnë fermerët, kërkojnë dëmshpërblim për dëmet nga ngrica

24/04/2017 00:00

Fermerët dibranë kërkojnë dëmshpërblim për dëmet që shkaktoi moti i keq i javës së kaluar.

Ata kërkojnë një përgjigje nga Ministria e Bujqësisë, pasi thonë se ngrica u shkatërroi gjithçka në pemëtari.

Nëse nuk  merren masa, ata, brenda 3 ditëve, do të dalin sërish, por duke bllokuar rrugët me traktorë.

“Nëse nuk zgjidhet, nesër jemi këtu me makina. Do të bllokojmë edhe kutitë e votimit”, thanë fermerët.

Nevruz Jashari, drejtori i Bujqësisë në Dibër, tha: “Do të llogariten shpenzimet për qershitë apo vreshtat dhe do të mbulohen 100%”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA