Lungomare, shefi i operacioneve të BE inspekton punimet

24/04/2017 00:00

Projekti i shëtitores buzë deti në Vlorë pritet të perfundojë në maj. Ky është premtimi që ka marrë në Vlorë shefi i operacioneve pranë delegacionit të BE në Shqipëri.

Pas inspektimit të punimeve, ai është takuar gjatë së hënës me grupin zbatues dhe kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

“Ka përparim por duhet monitoruar nga afër dhe ky është qëllimi i viztës sime sot. Ramë dakord me kontratorin që punimet t’i përfundojnë në fund të majit. Dhe sot jam këtu që të shoh nëse kjo do të ndodhë. Nuk është e lehtë, por e rëndësishme dhe besojmë që ky projekt do të krijojë shumë mundësi për banorët dhe turistët. Ndaj dhe shpresojmë që te mbyllet para se të nisë sezoni turistik”, ka thënë Yngve Engstrom.

Gjatë vizitës së saj një muaj më parë në Vlorë, ambasadorja e BE-së, Vlahutin kishte marrë premtimin se punimet do të përfundonin në fund të prillit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA