Guvernatori Sejko në takimet pranverore të FMN e BB

24/04/2017 00:00

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë në Mbledhjet Pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, të zhvilluara na Uashington.

Shqipëria mori pjesë në këto mbledhje me një delegacion të përbashkët të përbërë nga Banka e Shqipërisë, me përfaqësues Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë z. Gent Sejko, Zëvendësguvernatoren e Parë, Elisabeta Gjoni dhe përfaqësues të lartë të saj, dhe nga Ministria e Financave, me përfaqësues Zëvendësministrin e Financave, ErjonLuçi dhe përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie.

Në Mbledhjet e Pranverës marrin pjesë guvernatorët e bankave qendrore dhe ministrat e financave të vendeve anëtare si dhe drejtues të lartë të institucioneve ndërkombëtare financiare.

Çështja kryesore që mbizotëroi diskutimet në këto takime ishte gjallërimi i mëtejshëm i ekonomisë botërore. Në deklaratën për shtyp të Komitetit Monetar Financiar të FMN-së vihet në dukje se “rimëkëmbja globale po merr një shtysë të re, çmimet e mallrave po ngrihen dhe rreziqet e deflacionit po ulen. Ndërkohë që parashikimet po përmirësohen, rritja ekonomike mbetet modeste dhe subjekt i pasigurive të rritura rreth zhvillimeve politike dhe politikave të ndjekura.

Gjatë pjesëmarrjes në Mbledhjet e Pranverës të FMN-së dhe BB-së, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Sejko, zhvilloi disa takime të rëndësishme me personalitete të njohura të fushës financiare ndërkombëtare, dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore, z. MarceloGuigale, Këshilltar pranë  BB-së dhe i njohu të pranishmit me zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare, duke u ndalur në perspektivën e rritjes ekonomike si dhe në zhvillimet e sektorit bankar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA