Pemët në Kashar dhe Farkë, Veliaj me biznesin e komunitetin mysliman

23/04/2017 00:00

Nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë sa më shumë pemë, i është bashkuar edhe Komuniteti Mysliman Shqiptar duke kontribuar me 100 pemë, si bli dhe gështenja, në parkun pranë liqenit të Farkës.

“Në një moment kaq të domosdoshëm që të mbjellim paqe, njësoj siç mbollëm blirin, të mbjellim shpresë dhe siguri, e jo të kundërtën e kësaj”, tha Ylli Gurra.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj tha se, së shpejti kësaj nsime do t’i bashkohen edhe komunitete të tjera fetare, deri dhe për pak javë sa vazhdon sezoni i mbjelljeve, duke kontribuar që të ruajmë natyrën, që deri më tani është shkatërruar nga njerëzit.

“Besoj se jemi të qartë të gjithë për një gjë. Atë që na ka falur Zoti, e kemi shkatërruar me duart tona. Ose duke ndërtuar pa leje, ose duke zaptuar natyrën, ose duke prerë pyjet. Kjo ka ndryshuar. Në dy vitet e fundit kemi mbjellë mbi 50 mijë pemë në Tiranë, vetëm këtu 3.000. Ndaj dhe unë do të doja që të gjithë ne, nëse nuk e shohim për çështje të rregullave të qytetit, ta shohim të paktën si çështje të rregullave të Zotit”, tha Veliaj.

Pas Farkës, zonë e cila po promovohet dhe frekuentohet nga shumë qyetarë, kryetari Veliaj premtoi se në fokusin e investimeve do të jetë tanimë zona e Kasharit, ku si filim janë ofruar vet bizneset duke kontribuar në mbjelljen e pemëve.

“Deri dje kjo zonë konsiderohej si fshat, një zonë ku interesi parësor ka qenë dhënia e lejeve të ndërtimit pa urbanizim, pa infrastrukturë. Ishim përpara një jave kur hapëm këndin e lojërave, kthehemi pas një jave për mbjelljen e pemëve. Do të vazhdojmë me rrugët dhe rrugicat, e besoj se në këtë vit të dytë të mandatit do të jetë zona ku do të fokusojmë pjesën më të madhe të investimeve”, deklaroi Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA