
Google po sheh mundësinë e vendosjes në brouserin Chrome një sistem ad-blocking, pra bllokues i reklamave.
Sipas Wall Street Journal, kjo risi ka të bëjë si me versionin për kompjuter, edhe për smartphone dhe tablet.
Sistemi, që mund të çaktivizohet, nuk do të çonte në bllokimin e plotë të reklamave, shumë të nevojshme për paratë që i sjell Google, dhe faqeve të internetit që merren me reklama.
Në sitë do të përfundojnë spotet që janë ‘të papranueshme’ nga “Koalicioni për një industri më të mirë reklamash”. Në detaje bëhet fjalë për anonçimet pop-up, pra e dritareve të reklamave që shfaqen papritur kur hyn në disa faqe interneti, të spoteve që zënë të gjithë ekranin dhe videove reklamuese me riprodhim pjesërisht automatik.
Wall Street Journal, Google mund të vendosë të bllokojë reklamat e vetme të papranueshme. Pesha e kësaj lëvizje është evidente nëse vihet re shpërndarja e Chrome.
Top Channel