25 vite “Tirana International School”

23/04/2017 00:00

25-vjetori i “Tirana International School” është festuar në një mbrëmje gala me nxënës, prindër dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri.

Mes nxënësve të parë dhe atyre që sot kanë zgjedhur këtë shkollë, drejtori i “TIS” ka kujtuar si nisi gjithçka.

Robert Jackson, drejtor i “Tirana International School”, tregoi para të ftuarve rrugëtimin e kësaj shkolle, të cilën e cilësoi si një histori të mahnitshme.

“Kemi qenë partnerë me ambasadat, me familjet shqiptare dhe institucionet, e jemi këtu për t’i shërbyer nevojave të edukimit në të gjithë vendin”, tha ai. “25 vitet e fundit në Shqipëri kanë qenë një kohë rritjeje, sfidash, por shkolla u ngjit në maja dhe ne bëmë më të mirën tonë”, shtoi më tej Jackson.

Plot 208 nxënës studiojnë sot në “Tirana International School” me një program studimi në gjuhën angleze për parashkollorët dhe sistemin parauniversitar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA