Monumenti i rrezikuar, kisha e Barmashit kërcënohet nga harresa

22/04/2017 00:00

Në kishën ortodokse të fshatit Barmash të Ersekës, koha është ndalur. E braktisur me ndalimin e besimit fetar në vitet e diktaturës, kisha post bizantine e Shën Mërisë, e ngritur në shekullin XVII nuk është restauruar kurrë.

E ndërtuar me një arkiteturë të veçantë, jo kryq me kupolë si të tjerat, muret e saj të dëmtuara fshehin afreske të punuara me metodat më të përparuara të shekulli XVII, por tani i ka gërryer lagështira.

Kjo kishë është në listën e monumenteve të kulturës, si një ndër objektet e kultit më të rrezikuara në zonën e Kolonjës. Por edhe pse prej mëse dy vitesh ekziston një projekt për restaurimin e saj, puna ende nuk ka filluar.

“Sot ekziston vetëm 35 për qind e këtij objekti për shkak të braktisjes. Nga afresket kanë mbetur shumë pak. Restaurimi parashikon ringritjen e objektit, kthimin në gjendjen e mëparshme si volum dhe më pas konsolidimin e pjesës së mbetur të afreskeve”, deklaron Gjergji Koki, drejtor i Monumenteve të Kulturës.

Edhe kur restaurimi të fillojë vlerësohet se disa prej dëmeve nga braktisja e gjatë do të jenë të pakthyeshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA