
Moti i keq dhe temperaturat e ulta kanë dëmtuar masivisht prodhimet bujqësore në disa zona të Korçës.
Në fshatin Dvoran dhjetra familje fermere nuk do të marrin prodhim këtë vit si pasojë e dëmtimit të pemëtarisë kryesisht qershi dhe mollë. Sipas tyre, këto kultura janë dëmtuar në masën 50 përqind për mollën dhe 80 përqind për qershinë që përkthehet në miliona lekë kosto për ta.
Fermerët tregojnë se asnjë prej parcelave, të cilat kishin nisur lulëzimin, nuk ka shpëtuar e padëmtuar duke bërë që prodhimi i tyre, këtë vit jo vetëm të jetë i pakët dhe i dëmtuar, por t’u rrezikojë falimentimin, ndërsa tregojnë se askush nuk ka shkuar të shohë situatën e tyre
Përfaqësues të Drejtorisë së Bujqësise pohojnë se së shpejti do të nisin fazën e imspektimeve në terren për të verifikuar dëmin dhe do të përgatiten raportet përkatëse për t’ia referuar rastet Ministrisë së Bujqësisë.
Vit pas viti, për shkak të mungesës së tregut, këta fermerë kanë pësuar humbje dhe klima e këtij viti e ka rënduar edhe më tepër situatën, sepse prodhimi i tyre ka arritur nivelin minimal.
Top Channel