Ngricat dëmtojnë bujqësinë
21/04/2017 00:00
Bora e rënë dy ditët e fundit ka shkaktuar dëme të paimagjinueshme në bujqësi. Si pasojë e rënies së temperaturave deri në -5 gradë celcius, janë dëmtuar një pjesë e mirë pemtarisë, kryesisht qershi dhe kumbulla.
Specialistët e bujqësisë në Dibër, Bulqizë dhe Burrel kanë inspektuar situatën në terren. Dëmet më të shumta janë konstatuar ditën e sotme në rrethinat e Dibrës, kryesisht në patate, vreshta dhe arra, pasi ka një tharje të gjetheve dhe lastarëve nga i acari.
Në lartësi mbi 800 metra, ka patur borë dhe temperaturat kanë zbritur në -5 gradë, janë dëmtuar qershitë dhe kumbullat në masën 90 përqind pasi janë në fazën e lulëzimit.
Top Channel