Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje Arkansasi zbatoi për të parën herë në 12 vjet një dënim me vdekje me ekzekutimin e Ledell Lee, të dënuar përpara dy dekadash për një vrasje të kryer në vitin 1993.
Lëvizja erdhi pasi Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara hodhi poshtë pretendimet se shteti amerikan po i nxitonte padrejtësisht ekzekutimet përpara se rezervat e substancave të përdorura në injeksionet vdekjeprurëse të skadonin në fund të muajit prill.
51-vjeçari tani vonë kishte thënë për BBC-në se ishte i pafajshëm, ndërsa kërkesa e tij e tretë për pezullimin e dënimit kapital i ishte refuzuar.
vrasja për të cilën akuzohej është ajo e 26-vjeçares Debra Reese, të sulmuar seksualisht e të vrarë më pas në mënyrë barbare. Familja e Debrës thotë se vajza kishte vuajtur shumë dhe se ata vetë kanë pritur për 24 vjet që drejtësia të vihej në vend.
Lee ndërkohë, në intervistën e dhënë rishtazi BBC-së këmbëngulte në pafajësinë e tij dhe e përshkruante dënimin me vdekje si një makth që bëhet realitet. Ai nuk bëri asnjë deklaratë përpara se t’i injektohej doza e substancave fatale.
“Guvernatori e di se kjo mund të jetë përgjegjësia më e rëndë që mund të ketë ndonjëherë dhe e ka marrë me shumë seriozitet. I është dashur një moment i gjatë reflektimi, por në fund të ditës u bë ajo që ishte e drejtë”, tha J.R Davis, zëdhënësi i Guvernatorit të Arkansasit.
Lee e kishte pretenduar pafajësinë për vite të tëra dhe avokatët mbrojtës thonë se kërkonte teste të avancuara ADN-je për të vërtetuar se nuk ishte ai autori i krimit.
Top Channel