Veliaj: Çështje kohe prezenca në çdo lagje me investime

20/04/2017 00:00

Gjatë nisjes së punimeve për ndërtimin e plotë të rrugës “Faik Konica” në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se është çështje kohe prezenca në çdo lagje me investime.

“Për sa kohë që Bashkia e Tiranës vazhdon me këtë ritëm, pra çdo ditë një punë konkrete, është vetëm çështje kohe sa të vijmë edhe te rruga e kujtdo personi që mezi po pret që Bashkia të paraqitet aty me investime. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, në një vit kemi 365 investime, në dy vite që po mbushet nga mandati ynë kemi rreth 700 investime. Pra, është vetëm çështje kohe sa të jemi prezent në çdo lagje”, theksoi Veliaj.

Në këtë rrugë do të futet një koncept i ri në infrastrukturën e kryeqytetit, ky në vend të shtrimit me asfalt do të përdoret kalldrëmi.

“Edhe shtresa nuk do të jetë asfalt, por do të jetë me pllaka, në formë kalldrëmesh, për të ecur ngadalë dhe për të respektuar faktin që kjo është një zonë rezidenciale. Besoj se do të kemi një koncept të ri të dizenjimit urban të lagjeve dhe kuartallave, ku do të kalojmë nga rrugët me asfalt, në rrugë me kalldrëm, edhe për të sinjalizuar një ulje të shpejtësisë, në respekt te banoreve dhe përdoruesve të biçikletave”, tha Veliaj.
 
Kreu i Bashkisë garantoi se një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe gjelbërimit, ku është parashikuar mbjellja e 180 fidanëve të rinj me bli dhe pisha. “Do të mbjellim 180 pemë të reja bli dhe pisha përgjatë gjithë korsisë së rrugës, për t’u siguruar që një pemë e sëmurë zëvendësohet me 60 pemë të shëndosha”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA