Shkodër, sekuestrohen drogë e armë, 3 të arrestuar

19/04/2017 00:00

Nga shërbimet e Policisë Shkodër, pas një hetimi 2 mujor u finalizua me sukses operacioni i koduar “The Wave”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i tre personave.

Prej të cilëve Lodovik Vonaj, 33 vjeç dhe Lekë Vonaj, 36 vjeç akuzohen se kanë kryer veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”. Ndërsa Hysni Skënderaj, 58 vjeç, akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Tre të arrestuarit u kapën në vendin e quajtur fshati Reç, konkretisht në parkimin e një lokali, ku në bagazhin e  automjetit tip Lancia me targë AA 504 CI, në pronësi të Ludovikut, u gjetën dhe u sekuetruan në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e shtetasit Hysni Skënderaj u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu Çifte, të cilën e mbante pa leje.

Top Channel