Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, shtohen fondet për studentët dhe pensionistët Punonjës të Hekurudhës Shqiptare janë nisur në drejtim të Tiranës për të protestuar para Ministrisë së Transporteve, në mbrojtje të të drejtave të tyre.
Punonjësit e linjave të hekurta përballen me paga minimale dhe kushte të mjerueshme pune, ndërsa vendet e punës dhe përfitimi i pensionit të pleqërisë duken gjithnjë e më të pasigurta.
Osman Meta, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të HSH-së, shprehet: “Problem janë pagat e punonjësve të hekurudhës. Nëse qeveria nuk merr pasa, sindikata jonë do e përshkallëzojë protestën e saj”.
Kërkesat dhe protestat e vazhdueshme të Sindikatës së Punonjësve të Hekurudhës, me seli në Durrës, pavarësisht premtimeve të dhëna nga qeveri të ndryshme për rimëkëmbjen e saj, nuk kanë marrë asnjëherë zgjidhje, ndërsa gjendja ekonomiko-financiare e kësaj ndërmarrjeje, që subvencionohet nga shteti, ka shkuar drejt degradimit.
Top Channel