
Boston Celtics gjunjëzohet sërish nga Chicago Bulls në shtëpinë e tij. Në “TD Garden”, skuadra nga Illinois arriti të mbyllë ndeshjen e dytë të “play-off”-eve me rezultatin 111-97, ku shkëlqyen Jimmy Buttler dhe Dëayne Wade, me nga 22 pikë secili.
Kontribut jo të vogël në këtë ndeshje për Chicagon dha edhe Rajon Rondo me 11 pikë, 14 asiste e 9 topa në tabelë. Bostoni i besoi të zakonshmit Thomas, që shënoi 20 pikë, por nuk mundi dot të evitojë disfatën. Seria e ndeshjeve të “play-off”-eve do të vazhdojë në “United Center” të Chicagos, me ndeshjen e tretë, teksa Bostonit i duhet me çdo kusht që të përmbysë këtë situatë dhe ta kthejë atë në favorin e tij.
Toronto e kaloi humbjen e pësuar në mënyrë të befasishme ndaj Milwaukee Bucks në ndeshjen e raundit të parë të “play-off”-eve, duke e mundur atë në sfidën e dytë me rezultatin 106-100. Protagonist për skuadrën kanadeze u bë i zakonshmi DeMar Rozan, me 23 pikë, ndërkohë që la gjurmët e tij në këtë përballje edhe Kyle Lowry, me 22 pikë, ku përfshihet edhe gjuajtja e fundit e realizuar 9 sekonda nga fundi i sfidës, që i dha avantazhin Torontos. Ndeshja e tretë mes këtyre dy skuadrave do të luhet mbrëmjen e së enjtes në Milwaukee.
Rigjeti buzëqeshjen edhe LA Clippers, që vendosi ekulibrin në përballjen me Utah, duke fituar ndeshjen e dytë ndaj tij. Në “Staples Center”, skuadra kaliforniane e mbylli sfidën me rezultatin 99-91, ku ai që spikati ishte Blake Griffin me 24 pikë.
Ndërkohë që Chris Paul e mbylli sfidën me 21 pikë dhe 10 asiste. Paul rezultoi më vendimtar për skuadrën e tij në periodën e fundit, kur u tregua i saktë në 3 tentativa të tij, duke bërë që Clippers të kishte ndeshjen në kontroll. Në krahun tjetër, Utah ndieu mungesën e Rudy Gobert, ndërkohë që 20 pikët e Gordon Hayward ishin shumë pak për Jazz, që të kalonte Clippers.
Top Channel