Kukës, dëmtohen mjediset publike

19/04/2017 00:00

Dëme të shumta në mjediset ku është investuar së fundmi po ndodhin gjithnjë e më shpesh në qytetin e Kukësit.

Stolat në parqet e lagjeve janë dëmtuar, duke dalë totalisht jashtë funksionit, shtyllat gati në rënie, llamba të thyera e të djegura, kabllo të vendosura në mënyrë kaotike dhe grabitja e siguresave nga shtyllat e ndriçimit publik janë disa nga dëmtimet që po shqetësojnë banorët e Kukësit.

Në parkun kryesor të qytetit, pas një investimi të qeverisë në kuadër të rilindjes urbane, janë vjedhur pemët dekorative dhe është dëmtuar sistemi i ndriçimit.

“Për ruajtjen e ambientit duhet të jemi të ndërgjegjshëm vetë. Më bën përshtypje që njerëzit nuk i vret ndërgjegjja dhe prishin këtë lulishte të bukur”, thonë banorët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA