Veliaj: Këtë vit do të ndërhyjmë në 50 blloqe banimi

18/04/2017 00:00

Bashkia e Tiranës këtë vit do të ndërhyjë në 50 blloqe banimi në kryeqytet, duke i shndërruar në hapësira qetësie.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar përfundimin e rikualifikimit urban të dy blloqeve, “Dhimitër Kamarda” dhe “Kristaq Cipo”.

“Do të vazhdojmë edhe këtë vit me 50 blloqe të tilla në gjithë Tiranën, që të sigurohemi që cilësia e jetës nuk ndryshon vetëm në qendër, se njerëzit sigurisht kanë nevojë për sheshin “Skënderbej”, por kanë nevojë edhe për sheshin e lagjes; kanë nevojë për Bulevardin e Ri, por kanë nevojë edhe për rrugicat e lagjes. Vetëm duke i balancuar investimet madhore me investimet në komunitet, nëpër lagje dhe nëpër blloqe banimi, mund të kemi realisht Tiranën që ëndërrojmë”, theksoi Veliaj.

Ndërhyrja në këto dy blloqe, përveç lirimit të hapësirave të zëna pa leje, ka të bëjë edhe me ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve të ujërave të bardha, bordurave, trotuareve, pajisjen e rrugëve me ndriçim si dhe me gjithë sinjalistikën e nevojshme rrugore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA