Shërbimi i hemodializës nis në Elbasan, Manastirliu: shpejt dhe në Korçë

18/04/2017 00:00

Shërbimi i hemodializës ka nisur të ofrohet së fundmi edhe në spitalin rajonal të Elbasanit. Pacientet që bëjnë dializë janë vizituar nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Ndonëse reparti i Hemodializës në këtë spital ishte hapur prej vitit 2005, në dispozicion të tij ishte vendosur në një dhomë e vogël, ku për shkak të mungesës së aparaturave shërbimi ofrohej në 4 turne deri pas mesnate. Ministrja e Shëndetëisë tha se së shpejti ky shërbim do të ofrohet edhe në spitalin Korçës.

“Ky shërbim ofrohet falas për 1050 pacientë në të gjithë vendin, në të gjitha spitalet, publik dhe jo publik. Ky është një model perfekt sepse zhvillon spitalet publike. Këto janë investime që kryhen brenda spitaleve publike”, shprehet ministrja e Mjekësisë, Ogerta Manastirliu.

Shërbimi i hemodializës përveç Tiranës  ofrohet  në Vlorë, Shkodër, Lezhë  në sajë të partneritetit publik privat.

Në Elbasan qendra e hemodializës është pajisur me 27 aparatura në të cilat përdoren filtra të dedikuar sipas nevojave specifike të secilit pacient.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA